14:30 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Allegri fiton “Stolin e Artë” për herën e tretë (Foto)

Trajneri i Juventusit ka tërhequr në Coverciano çmimin për trajnerin më të mirë italian të sezonit të kaluar.

Edhe një herë Massimiliano  Allegri ka  fituar  “Stolin e Artë”, një ngjarje të organizuar nga  Federata Italiane.

Kjo është hera e  tretë  (2008/2009 Cagliari dhe 2014/15 Juventus) që italiani triumfon ndaj kolegëve të tij.

Këtë çmim Allegri e fiton pas triumfit në Serie A dhe Copa Italia si dhe arritjes në finale të Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/

<> at Coverciano on March 26, 2018 in Florence, Italy.