08:01 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Allegri: Mund të kishim shënuar 4 gola vetëm në pjesën e parë

Massimiliano Allegri mendon se Juventus mund të kishte shënuar tre apo katër gola në pjesën e parë në humbjen ndaj United.

“Është një humbje zhgënjyese, sepse ekipi luajti mirë. duhet të përmirësojmë finalizimin tonë, sepse nuk arritëm asnjëherë të mbyllnim ndeshjen kur e kishim në kontroll,” shprehet Allegri për Sky Sport Italia.

“E dinim që kur të futej Fellaini duhet të shmangnim goditjet e dënimit, por këtë sezon po e bëjmë shumë shpesh.

“E vetmja mënyrë që United mund të shënonte ishte nga goditjet e dënimit dhe ne ua dhamë mundësinë.

“Gjithsesi, mbetemi në krye të grupit. Mendoj se kjo humbje do të na bëjë mirë teksa duhet të mësojmë nga këto situata.

“Kishim mundësinë të siguronim vendin e parë sot. Komplimentoj ekipin tim për paraqitjen e mirë., por një paraqitje e mirë pa rezultat pozitiv nuk vlen shumë.

“Goli i Ronaldo-s ishte i jashtëzakonshëm, por kishim aq shumë mundësi. Mund të kishim shënuar tre apo katër gola vetëm në pjesën e parë.”

Temat: