08:15 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Angli – Kolumbi, formacionet e mundshme

Takimi  i fundit në fazën e 1/8 së finales zhvillohet nga ora 20:00.

Anglia luan ndaj Kolumbisë, ndeshje kjo që zhvillohet në “Spartak Stadium”, shkruan IndeksOnline.

Këto dy kombëtare janë takuar vetëm një herë gjatë karrierës së tyre. Në vitin 1998, Anglia mposhti Kolumbinë me rezultat 2-0, takim i fazës së grupeve për Botërorin e vitit 1998.

Po ashtu këto dy kombëtare zhvilluan edhe një ndeshje miqësore në vitin 2005, ku “Tre Luanët” dolën sërish triumfues me rezultat 3-2.

Kush fiton sonte, përballet me fituesin e duelit Suedi – Zvicrës, që fillon më herët se Angli – Kolumbi.

Më poshtë i keni formacionet e mundshme për këtë super përballje…

England (3-5-1-1) Pickford; Walker-Stones-Maguire; Trippier – Henderson – Lingard, Loftus Cheek- Young ; Sterling – Kane. 

Colombia (4-2-3-1) Ospina; Arias -Mina – Sanchez -Mojica; Sanchez -Uribe; Cuadrado- Quintero -Rodriguez; Falcao.

Parashikimi: 1-1 (penallti triumfon Anglia)