Angli – Tunizi, ky është futbollisti i ndeshjes (Foto)
Anglia arriti fitore në ndeshjen e parë të Kupës së Botës “Rusi 2018”.
“Tre Luanët” mposhtën 2 me 1 ekipin kombëtar të Tunizisë, shkruan IndeksOnline.
Pas ndeshjes, FIFA ka zgjedhur futbollistin e ndeshjes. Ky çmim i shkoi sulmuesit të Spurs, Harry Kane i cili shënoi dy gola.
Golin e vetëm për Tunizinë e shënoi Sassi nga pika e bardhë e penalltisë./IndeksOnline/