75 Mall Live Search
19:40 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Anglia dhe Belgjika me formacionet të dyta/ Fabregas: Mezi e prisja, po dal për darkë më mirë!

Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Belgjikës kanë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së sotshme.

Dy ekipet kombëtare e kanë siguruar kualifikimin për në fazën eliminim/direkt, prandaj kanë startuar me formacione të dyta, shkruan IndeksOnline.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak lojtarit të Chelseat, Cesc Fabregas, i cili thotë se kjo ndeshje nuk e meriton të shikohet.

“Mezi e prisja këtë ndeshje. Por jo më. Atyre nuk po u intereson nëse pozicionohen në vendin e parë apo të dytë. Po dal për darkë më mirë”, ka shkruar Fabregas.

Për momentin grupin e kryeson Anglia, por që ka pikë të njëjta me Belgjikën (nga 6). Lideri i grupit do të takohet me Japoninë, kurse pozita e dytë me Kolumbinë./IndeksOnline/