17:27 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Anita e Lola Haradinaj kujtojnë nënën e tyre në 5 vjetorin e vdekjes (Foto)

Anita e Lola jo vetëm që janë motra, por janë edhe kunata. E duke qenë bashkëshortet e dy politikanëve Ramush e Daut Haradinajt ato gjithnjë komentohen e përfliten jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga mediat, shkruan Indeksonline.


Sot të dyja kanë kujtuar nënën e tyre të ndjerë në 5 vjetorin e vdekjes. Ndërsa kanë postuar edhe fotografi e mbishkrime në rrjetet e tyre sociale.

Anita ka postuar një fotografi me motrën më të madhe ndërsa ka shkruar:

Me motren ne kujtim te Mamit!!

Ndërsa Lola ka postuar një fotografi të nënës së saj dhe e ka kujtuar atë me këto fjalë:

Çdo ditë, çdo natë, çdo muaj e çdo vit më mungon! #5vitepaty Mam ?