16:43 / E Martë, 02 Janar 2018 / indeksADMonline

Anita kërkon nga Ramushi rrogën e trembëdhjetë (Video)

Pas shumë kthesave që kishte në jetë, shumë fort i mposhti ato si nënë dhe bashkëshorte e përkushtuar.

Është kjo Anita Muçaj – Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Anita Haradinaj ka treguar se ndihet mirë si gruaja e kryeministrit të Kosovës, fal punës së mirë që po e bën ai për vendin.

“Mirë është, mirë ndjehem mirë. Ne kemi pas shumë sfida përgjatë rrugëtimit tonë deri këtu, prandaj duket që e kemi marrë me entuziazëm, edhe Ramushi e ka marrë me entuziazëm, edhe  po punon mirë, të paktën kështu e kam Feedback-un, që e marr nga njerëzit, nga qytetarët, nuk më ka ndodhë akoma të më thotë dikush që është i pakënaqur me punën e Ramushit, përveç ca deklarata koti që i shoh nëpër portale”, tha Haradinaj.

Sipas saj qytetarët e Kosovës janë të kënaqur me qeverinë Haradinaj, të cilin e cilësoi si 100 ditëshin  më produktiv krahasuar me 100 ditshat e qeverive tjera.

E pyetur sesa i ndihmojnë njëri-tjetrit në karrierë,  u shpreh se ajo më shumë e ndihmon kryeministrin Haradinaj, pasi që ky i fundit është më i angazhuar, mirëpo pohon se përkrahjen e tij e ka gjithmonë.

Bashkëshortja e kryeministrit për fundvit  dhuratë nga ai ka kërkuar rrogën e trembëdhjetë, liberalizimin e vizave dhe një Kosovë më të mirë për fëmijët.

“Meqë jemi në festat e fund vitit dhe jemi në prag të përmbylljes së vitit, ne të gjithë jemi punëtorë me rroga domethënë, me që jemi në kohën e bërjes së dhuratave,  e kisha  lutur të na bëjë dhuratë rrogën e trembëdhjetë, po si qytetare që ballafaqohemi çdo ditë me probleme do të kisha dashur edhe unë si kërkesa e shumicës së kosovarëve që është: Një Kosovë më e mirë, me zhvillim ekonomik më të mirë, me liberalizim vizash dhe me mundësi më të mira për të ardhmen e fëmijëve tonë”,është shprehur ajo.

Për gjendjen financiare në familje ajo thotë se janë të konsoliduar mirë, edhe pse ata nuk varen vetëm nga pagat mujore, sepse të hyrat më të mira i kanë nga qiraja e shtëpisë në Dragodan.

“Unë punoj, kam një biznes timin privat, punoj edhe në televizion, edhe Ramushi me punën e tij, pothuajse si barabartë i kemi pagat mujore. Megjithëse si të hyrë më të mirë e kemi qiranë e shtëpisë në  Dragodan, edhe pse një pjesë e qirasë shkon edhe për kredinë e kësaj shtëpisë ku jemi tani, po që mirë jemi konsoliduar, mirë”, ka shtuar Muçaj-Haradinaj.

Për obligimet familjare ajo thotë se pothuajse gjithçka është barrë mbi supet e saj, edhe pse me bashkëshortin e saj konsultohet para marrjes së çdo vendimi.

Jetën martesore që ajo e bënë me kryeministrin, Ramush Haradinja e quan shoqërore dhe transparente, frymë në të cilin mundohen që edhe tre fëmijët e tyre t’i edukojnë.

“Po ne këtë raport që tash e 14 vjet e kemi edhe besoj që edhe për ju e për të gjithë është i njohur, jemi shumë shokë, e kam thënë shumë herë shokë burgu, jemi partnerë në çdo sferë të jetës, kemi një raport shumë korrekt, jo klasik burrë-grua, por një raport më shoqëror, më të hapur, transparent ndaj njëri-tjetrit. Në këtë frymë, mbi këto baza, mbi këto vlera, ne jemi munduar që t’i rrisim dhe edukojmë edhe fëmijët, prandaj si familje funksionojmë shumë normal, po thuaje si shumica e familjeve të Kosovës”, ka thënë ajo për KosovaPress.

Lideri i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas bashkëshortes së tij është romantik, madje më shumë se ajo vet.

Buqetat me lule janë dhurata që më së shpeshti i bën Ramushi bashkëshortes së tij.

E për dhuratat e Vitit të Ri ajo thotë se fëmijët ende nuk i kanë shkruar kërkesat e tyre për “Babadimrin”, por nga ta ka kërkuar që të jenë më kursimtar në kërkesat e tyre.

Përveç rolit të nënës dhe bashkëshortes, Anita Haradinaj punon edhe si moderatore lajmesh në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ndërsa muaj më parë është bërë ambasadore e iniciativës humanitare “TI JE NJË LULEDIELLI” e cila ka për qëllim t’i ndihmojë fëmijët më sëmundje gjaku.

Bashkëshortja e liderit të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për  të  gjithë shqiptarët kudo që janë, ka uruar vit më të lehtë,  fat dhe mbarësi.