10:29 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Aretha Franklin, ikona që la gjurmë tek këngëtaret shqiptare (Foto)

Në moshën 76 vjeçare, dje ka vdekur Mbretëresha e Muzikës Soul, Aretha Franklin.

Vdekja e artistes ka prekur tej mase botën e artit dhe kulturës.

Edhe këngëtarët shqiptare kanë shprehur dhimbjen e tyre dhe kanë kujtuar artisten që inspiroi dhe fasionojë gjithë botën me zërin dhe perfomancën e saj, shkruan Indeksonline.

Rita Ora shkruan: Mbretëresha e shpirtit. Duke kopjuar qëndrimin dhe lirinë për të shprehur veten se çfarë gjëra të mahnitshme që keni bërë për jetën time, Aretha ju falënderoj .. R.I.P.

Elvana Gjata ka shkruar: Qëndro në qetësi Mbretëresha e Shpirtit. Muzika dhe dashuria juaj do të jetojnë përgjithmonë në ne. Faleminderit për ndarjen e një prej dhuratave më të mëdha të të gjitha kohërave.

Rona Nishliu shkruan: Hey Zonja e Artë, faleminderit që jeni arsyeja pse gratë dëshironin dhe ende duan të këndojnë! Të dua Aretha Franklin!
Aretha vdiq në shtëpinë e saj në Detroit.Ajo kishte vuajtur nga kanceri i pankreasit të avancuar, dhe kishte qenë e sëmurë rëndë në ditët që çuan deri në vdekjen e saj. /Indeksonline/