Barack e Michelle Obama të prekur nga vdekja e Aretha Franklin
Artistë, personalite e adhurues të shumtë sot janë prekur jashtëzakonisht shumë nga vdekja e Aretha Frankin, e cila me të drejtë konsiderohet si Mbretëresha e Muzikës Soul.
Edhe çifti i famshëm, Barack e Michelle Obama vdekjen e këngëtares e kanë cilësuar si humbje të madhe, teksa kanë kujtuar performancën e saj të vitit 2015, kur me zërin e saj bëri gjithë audiencën të përlotet.
“Duke shikuar Aretha Franklin të shfaqur në Shtëpinë e Bardhë, dhe në kaq shumë raste të tjera. Barack dhe unë po mbajmë familjen e Arethas në zemrat tona tani. Ajo do të jetë përgjithmonë Mbretëresha jonë e Shpirtit”, ka shkruar në një status Michelle, shkruan Indeksonline.
Ndryshe edhe yje të tjera të muzikës në botë, kanë shkruar për kontributin dhe motivin që u ka dhënë Aretha në karrierën e tyre. Në mesin e tyre edhe Rita Ora, e cila përmes një postimi në Instagram ka shkruar se Franklin ka qenë inspirim i saj./Indeksonline/