12:39 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Argjentina me formacion më ndryshe, do ta shihni tërësisht në sulm

Jorge Sampaoli raportohet se do të bëj disa ndryshime në formacion në përballjen e fundit të grupit, ndaj Nigerisë.

Ndryshimi i parë do të jetë në portë. Armani pritet të zë vendin e titullarit në vend të Caballeros.

Poashtu, për herë të parë pritet të startojnë nga minuta e parë Di Maria, Dybala e Higuain që së bashku me Messin pritet t’i japin zjarr sulmit.

Edhe formacioni pritet të ketë ndryshime.

Sampaoli ka vendosur të sulmoi duke ndryshuar formacionin nga 3-4-3 për të kaluar në 4-3-3./Indeksonline/