Argjentina Ramosaj dhe i biri si personazhet e një përralle
Fotot e tyre duket sikur i përkasin një libri për fëmijë nga ata që magjepsin njëlloj edhe të rriturit.
Ajo ngjan si princeshat e përrallave, ndërsa ai kthehet, sapo e sheh, në një personazh të dashur. Ndryshe nga shumë mama të reja, që parapëlqejnë këndet e lojërave, mjediset e brendshme, apo qendrat tregtare për të kaluar kohë me fëmijët e tyre, këngëtarja është e dashuruar me natyrën dhe për këtë arsye, Instagrami i saj është i mbushur me foto që duket sikur u përkasin përrallave.
Mes pemëve, në kanione, pranë ujëvarave apo buzë detit, Argjentina dhe i biri, janë sipas vendit, si dy qenie mitologjike që të magjepsin me bukurinë e tyre. Duket që nuk mundohet shumë këngëtarja për të arritur këtë. Ndoshta sepse natyra nuk ka nevojë për asgjë për t’u dukur e bukur.
As ajo dhe i biri./Revistaclass