09:11 / E Premte, 12 Tetor 2018 / indeksADMonline

Armina me shumë stil nga java e modës në Paris

Është njëra nga blogeret më të njohura shqiptare, e cila modën e ka në gjak.

Së fundi, ajo ka publikuar një imazh në llogarinë e saj në “Instagram” ku shihet shumë në formë e veshur me fustanin e kuq me pika.

“të gjitha veshjet e mija në Javën e Modës mund t’i gjeni në blogun tim” ka shkruar ajo.

Ndryshe, këto imazhe ajo i ka publikuar nga Parisi ku ka qëndruar gjatë gjithë javës së modës./Indeksonline/