23:23 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Armina Mevlani tejet sensuale në mesin e yjeve mbrëmë (Foto)

Ende po flitet për eventin “ODA” që u mbajt mbrëmë në Pallatin e Brigadave, ngjarje kjo që mori vëmendjen mediatike. Padyshim ishin figurat publike ato që ranë në sy, ndërsa gjinia e bukur zbukuroi mbrëmjen, shkruan Indeksonline.

Një nga mysafiret ishte edhe blogerja Armina Mevlani. E fejuara e Shkëlzen Berishës u pa me një fustan të kuq ngjitur për trupi, ndërsa dukej tejet joshëse. Madje ajo e shfrytëzoj rastin ta bëj një fotografi edhe me grimerin e Kim Kardashian, Marion që ishte i ftuari shpecial i eventit./Indeksonline/