12:24 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Arrestohen dy të mitur pas kanosjes së policit

Ditën e djeshme në Prishtinë janë arrestuar dy të mitur pasi që kishin kanosur zyrtarin policor në rroba civile.

Kështu thuhej në raportin 24 orësh të policisë, ku bëhet e ditur që ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, rreth orës 19:00.

Ndryshe, të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/