18:36 / E Mërkurë, 29 Prill 2020 / indeksADMonline

Arsenal i ofron rinovimin Mesut Ozilit

E ardhmja e 31 vjeçarit mbetet akoma e paditur në Londër.

Arsenal po mendon që tani ti ofrojë një kontratë të re Mesut Ozilit, raporton ESPN.

Lojtari gjerman ka një kontratë që skadon në 2021 dhe qysh prej ardhjes së Mikel Arteta në stolin e Arsenal, gjermani ka qenë në fushën e blertë vetëm për 10 ndeshje.

Paga javore prej 350,000 funtash në javë ka shkaktuar shumë pakënaqësi brenda skuadrës së Arsenal qysh prej rinovimit të kontratës në 2018. /IndeksOnline/