16:50 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Asesi të dorëzohet për titullin e kampionit

Sebastian Vettel ende beson në shanset e tij për titull pavarsisht se është ende 50 pikë mbrapa rivalit, Lewis Hamilton.

Deficiti i gjermanit pas fitores së Hamilton në Rusi nënkupton se edhe nëse i fiton garat e mbetura, vështirë se do të mjaftojnë për Vettel që të shpallet kampion.

”Jam mjaft i mençur që ta di se nuk është e lehtë nëse ne humbasim pikë”, tha piloti 31-vjeçar i Ferrarit, transmeton IndeksOnline.

Ai shtoi: ”Ju kurrë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë”.

Deri në fund, kanë mbetur edhe pesë gara, me atë të Japonisë që fillon më 7 tetor.

Çmimet e Mëdha në SHBA, Meksikë, Brazil dhe Abu Dhabi janë të ardhshmet, me maksimumin e 125 pikëve të mbetura./IndeksOnline/