18:11 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Atletico “blindon” pozitën e dytë (Video)

Atletico Madrid ka mposhtur Las Palmas me rezultat 3-0 në ndeshjen e xhiros së 21-të të La Ligas, shkruan indeksonline.

Golat për skuadrën e Simeones i shënuan Griezman në minutën e 61-të, Torres në minutën e 73-të dhe Thomas në minutën e 88-të.

Me këtë fitore, Atletico është në pozitën e dytë me 46 pikë, tetë më pak se Barcelona dhe tetë më shumë se Real Madrid. /IndeksOnline/