23:26 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Aurela Gaçe: Dua t’i shoh vajzat duke u rritur, prandaj çdo vit bëj eko gjiri

Sëmundja e kancerit të gjirit po përhapet më të mëdha gjithandej botës.

Prandaj rekomandohet që femrat ta parandalojnë këtë sëmundje vdekjeprurëse duke bërë kontrolla të rregullta, veçmas duke kryer mamografinë.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe përmes një postimi në llogarinë Instagram, ka prekur të gjithë me fjalët e saj, teksa ka treguar që ka bën ekon e gjirit një herë në vit, pasi që dëshiron ta parandalojë çdo të keqe që mund të vij, duke qenë se është edhe nënë.

Ky është statusi i saj teksa shihet në fotografi nga kontrolla:

Sa here vij per eko gjiri, eshte gjithmone nje frike qe me shoqeron. E bëj sepse duhet ta bëj, sidomos tani qe kam nje detyre me te rendesishme , te rris femijet qe solla ne jete.
E shtyj per disa jave,por mendjen e kam aty . Te pakten per 1 vit ,tani mendja ime u çlirua nga mendimet qe kaplojne çdo grua. .
E dua veten por mbi te gjitha tani dua aq shume te shoh vajzat e mija te rriten e une te jem prane tyre. ..prandaj kontrrollet e shendetit i bej rregullisht..
Eshte me mire ta luftojme dicka nese eshte aty, sesa te kemi frike te degjojme te verteten e te flemë me të..
Zbulimi I hershëm, na ndihmon t’ja kepusim kokën bishes se keqe.