12:58 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Azerbajxhani – Kosova, forma e dy Përfaqësuesëve në pesë ndeshjet e fundit

Përfaqësuesja e Kosovës do ta fillojë aventurën e re në Ligën e Kombeve këtë të premte në Baku.

Skuadra e Bernard Challandes do të jetë mysafire e Azerbajxhanit në kuadër të ndeshjes së parë të Ligës së Kombeve.

Ndeshja do të zhvillohet në ”Baki Olimpiya Stadionu”, dhe do të jetë përballja e parë mes dy vendeve në fjalë, transmeton IndeksOnline.

Sa i përket formës të të dyja Përfaqësueseve në pesë ndeshjet e fundit, Kosova duket të jetë më e mirë në këtë aspekt.

Image may contain: 10 people, people smiling, outdoor

Në pesë ndeshjet e fundit, Kosova ka regjistruar katër fitore, teksa ka vetëm një humbje.

Shqipëria, Burkina Faso, Madagaskari dhe Lituania janë ”viktimat” e Kosovës, derisa futbollistët kosovar janë mposhtur nga Islanda.

Ndërsa, Azerbajxhani në pesë ndeshjet e fundit ka regjistruar dy fitore, dy humbje dhe ka vetëm një barazim.

Kujtojmë se ndeshja e së premtes fillon nga ora 18:00 dhe është e vlefshme për grupin D./IndeksOnline/