10:58 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Babai e mat rritjen e djalit përmes një sandviçi! (Foto)

Një baba ka zgjedhur formën më interesante për të matur gjatësinë e djalit të tij.

Babai nga Filadelfia ka dokumentuar rritjen e djalit të tij me ndihmën e sandviçëve.

Brad Williams filloi të mate djalin e tij në këtë mënyrë të pazakontë pasi ai solli një lloj djathi në shtëpi për darkë para se të kuptonte se djali i tij, i cili kishte dy javë ishte shumë i ngjashëm në gjatësi me sandviçin, transmeton Indeksonline.

“Ajo që filloi si një shaka u shndërrua në një traditë mujore duke e matur Lucas-in sap o rritej”, ka thënë ai.

Ai vazhdoj të mate djalin e tij për një vit të tërë të rritjes, duke marrë një pamje të re çdo muaj./Indeksonline/