15:31 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Banorët e kësaj rruge të Prishtinës nesër mbesin pa ujë!

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” sh.a.  njofton konsumatorët e rrugës “ Fehmi Agani” në Prishtinë se, gjatë ditës së nesërme, duke filluar nga ora 08 – 16 , gjithsej 8 orë, do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë , janë punimet teknike në sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit nga ana e Komunës së Prishtinës, gjegjësisht realizimi i kyçjes së tubit të ri dhe largimi i të vjetrit.

Këto punime teknike po realizohen, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së  ujësjellësit dhe kanalizimit.