14:31 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Barca e bën zyrtare listën, mungojnë tre yje, ftohen dy rezerva

Ernesto Valverde, trajneri i Barcelonës, ka bërë publike listën e lojtarëve për ndeshjen Barcelona – Athletic që do të luhet këtë të diel në Camp Nou.

Luis Suarez i suspenduar, Vermaelen e Busquets të lënduar nuk janë pjesë e listës së të ftuarve.

Në vend të tyre, Valverde ka ftuar Yerri Minan dhe Carlos Alenan.

Lista e të ftuarve është kjo:

Ter Stegen, Cillessen, Piqué, Rakitic, Iniesta, Messi, Dembélé, Coutinho, Paulinho, Paco Alcácer, Jordi Alba, Digne, Sergi Roberto, André Gomes, Aleix Vidal, Umtiti, Yerry Mina, Aleñá./Indeksonline/

Temat: