18:49 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Barça ende në festë, tani ”ngacmon” keq Real Madridin

Barcelona regjistroi fitore impresive në pasditën e djeshme kundër Real Madridit në ”El Clasico”.

Në ndeshjen e zhvilluar në ”Camp Nou”, skuadra e Ernesto Valverdes arriti të arkëtojë pikë të plota pas fitores, 5-1 ndaj Real Madridit.

Dhe normalisht, tifozët e Barcelonës dhe vetë drejtuesit e klubit nuk e kanë harruar këtë fitore historike, transmeton IndeksOnline.

Luis Suarez ishte ylli i Barcelonës në Klasikë duke shënuar tre-golësh për ta zëvendësuar siç duhet të lënduarin, Lionel Messi.

E para pak minutash, Barcelona përmes rrjetit social, Twitter, ka ”ngacmuar” Real Madridin me protagonistin kryesor – Suarez.

”Një gurë, dy zogjë”, shkruan Barcelona në llogarinë e saj zyrtare në Twitter./IndeksOnline/