11:27 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Barça ka dy arsye të besojë se mund ta bindë Man Unitedin për transferimin e Pogbas

Kjo është vera, kur Barcelona është në një fazë ndryshimi pasi dy lojtar krucial u larguan nga klubi, shkruan IndeksOnline.

Së pari, legjenda e klubit, Andres Iniesta u largua nga ”Camp Nou” duke e zhvendosur pjesën tjetër të karrierës në Japoni te Vissel Kobe.

Iniesta është i pazëvendësueshëm, por përforcimi i ri, Arthur konsiderohet i afërt me lojën e Iniestas në mesfushë pas ardhjes së tij nga Gremio këtë verë.

Largimi tjetër i madh është ai i Paulinhos, i cili u rikthye në Kinë te Guangzhgoi Evergrande. Barça reagoi shpejt dhe e transferoi atë me Arturo Vidalin e Bayern Munich.

FBL-FRA-LIGUE1-NICE

Dhe tani, klubi katalunas është duke u lidhur me transferimin e mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogba. Sipas mediave, Barça është e bindur se mund ta finalizojë marrëveshjen.

Mundo Deportivo shkruan se Barcelonën është e bindur se mund të arrijë marrëveshje me Manchester unitedin për ta shitur lojtarin pasi e thyen rekordin botëror për transferimin e tij dy vite më parë.

Arsyeja numër një e kësaj është raporti i Barcelonës me agjentin e lojtarit, Mino Raiola. Eric Abidal dhe Ramon Planes e njohin mjaft mirë atë dhe janë duke e bindur atë që ta sjellë Pogban në ”Camp Nou”.

Arsyeja tjetër është se Barcelona duke shitur Yerry Minan, Paco Alcacer dhe Rafinhan, teksa tashmë ka shitur Lucas Digne dhe Aleix Vidal, mund t’i grumbullojë fondet për transferimin e Pogbas./IndeksOnline/