23:31 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Barcelona është mbreti i golave në Evropë

Fitorja, 8-2 përballë Huescas të dielën e dërgoi Barcelonën në vendin e parë në La Liga, duke e kaluar Real Madridin vetëm për shkak të golaverazhit, dhe skuadra katalunase zyrtarisht ka shënuar më së shumti gola në top kampionatet evropiane këtë sezon.

Barcelona ka treguar fuqinë e saj në fazën e sulmit dhe asnjë klub tjetër në Evropë nuk ka më shumë gola se klubi katalunas këtë sezon. Barça ka shënuar 12 gola në tri ndeshje, mesatarsisht katër gola për ndeshje.

Lionel Messi është lider me katër gola, i ndjekur nga Ousmane Dembele me dy gola – duke mos përfshirë golin e tij në SUperkupë. Francezi është rikthyer në formë këtë sezon dhe këtë e tregojnë statistikat e tij.

Demolimi i Huescas ishte hera e parë kur treshja e re, ”MSD” shënuan të gjithë në ndeshjen e njejtë, transmeton IndeksOnline.

Në kampionatet e mëdha, nuk ka skuadër me përqindje më të mirë të golave të shënuar. Paris Saint-Germain ka një gol më shumë, megjithatë ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Këto janë skuadrat më të suksesshme në sulm në kampionatet respektive:

LaLiga Santander

Barcelona: 12 gola në 3 ndeshje. Golat për ndeshje: 4.

Real Madrid: 10 gola në 3 ndeshje. Mesatarja: 3.33

Ligue 1

PSG: 13 gola në 4 ndeshje: Mesatarja: 3.25

Marseille: 10 gola në 4 ndeshje. Mesatarja: 2.5

Serie A

Sassuolo: 8 gola në 3 ndeshje. Mesatarja: 2.66

Juventus: 7 gola në 3 ndeshje. Mesatarja: 2.33

Bundesliga

Bayern Munich: 6 gola në 2 ndeshje. Mesatarja: 3

Wolfsburg: 5 gola në 2 ndeshje. Mesatarja: 2.5./IndeksOnline/

Temat: