17:13 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Barry nuk e ka ndërmend të pensionohet, merr ofertë nga ish-klubi?

Mesfushori anglez, Gareth Barry nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli.

37-vjeçari shumë lehtë mund të transferohet në skuadrën e Aston Villas, nëse këta të fundit arrin të futen në Premierligë, transmeton IndeksOnline.

Barry aktualisht ka pësuar një lëndim në gju, por shpreson që të luaj edhe një vit në Premier. Por, skuadra e tij e tanishme, WBA-ja është afër të bie në Championship.

Megjithatë, mediat angleze raportojnë se Barry pritet të rikthehet në “Villa Park”.

Kujtojmë që në këtë sezon, Barry u bë futbollisti me më së shumti paraqitje në histori të Premierligës, duke kaluar Giggsin me 653 paraqitje./IndeksOnline/