Bashkëshortja e Haradinajt, në kopertinën e revistës “Star People”
Ajo është ndër moderatoret më të njohura në vend.
Është kjo Anita Muçaj-Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit Ramush Haradinaj.
Së fundmi Anita ka bërë të ditur se ajo është përzgjedhur të jetë imazh në kopertinën e revistës së njohur shqiptare “Star People”.
Këtë e ka bëtë të ditur vetë Anita përmes një fotografie që ka postuar në llogarinë e saj në Instagram ku duket tejet e bukur.
“Së shpejti!!!”, kishte lënë mbishkrim Anita.
Në numrin e radhës së kësaj reviste do të shpaloset jeta private dhe ajo në punë e Anitës.
Anita ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit e saj.

Ndryshe, Anita po mbështet fuqishëm bashkëshortin e saj Ramush Haradinaj në punën e tij si kryeministër i vendit./Express