15:42 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Bashkimi tregon të vërtetën pse nuk udhëtuan në Bullgari: Dy basketbollistëve u mungoi…

Skuadra e Bashkimit nuk udhëtoi në Bullgari për ndeshjen kundër Rilskit në Balkan League.

U raportua se skuadra nga Prizreni nuk kishte viza, megjithatë një e tillë u mohua nga Ambasada e Bullgarisë, të cilët thonë se me 15 dhjetor të gjithë basketbollistët janë pajisur me to, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë klubi kosovar i cili humbi me rezultat zyrtar 20 me 0, tregon të vërtetën.

Sipas tyre, është e vërtet që klubi u pajis me viza, por ishin dy basketbollistë “fajtor” të cilët nuk kishin afat të mjaftueshëm në pasaportë.

Kjo ua pamundësoi udhëtimin pasi nuk kishin lojtarë të mjaftueshëm për këtë përballje.

Reagimi i klubit dhe e vërteta…

Duke marrë parasysh deklaratën për media të Ambasadës Bullgare në Kosovë,dëshirojmë që t’ju bëjmë me dije e gjithë kjo punë është keqinterpretuar dhe keqinformuar nga disa gazetarë!

Së pari ne dëshirojmë të falenderojmë Ambasadën Bullgare në Kosovë për gatishmërinë për të n’a paisur me viza në afat rekord dhe dëshirojmë të ju bëjmë me dije se tërheqja e pasaportave nga ana jonë është bërë pasi dy nga lojtarët tanë nuk kanë pasur afat të mjaftueshëm në pasaportë për t’u paisur me vizë!

Për këtë arsye ne nuk kemi pasur fondin e mjaftueshëm të lojtarëve për t’u paraqitur në lojën ndaj Rilskit,pasi që dihet që duhet minimun 10 lojtar të jenë në roster!

Me respekt:

Kryesia e Klubit BASHKIMI PRIZREN