18:16 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Bayern demolon Hoffenheim-in me përmbysje golash [Video]

Shkëlqen Bayerni, bind Schalke 04, zhgënjejnë Borussia Dortmund dhe Leipzig. Ishin këto disa nga verdiktet më të rëndësishme të javës së 20-të në Bundesligë.

Bayerni arriti një fitore të madhe përmbysje me shifrat 5-2 ndaj Hoffenheim duke e çuar në 16 pikë avantazhin ndaj ndjekëses më të afërt në renditje që është Schalke 04.

Bayerni nga ana tjetër e nisi në malore sfidën e Alianz Arenas ndaj Hoffenheim të Nagelsmann pasi miqtë shënuan dy herë në minutat e para me Uth dhe Gnabry që në verë do të veshë fanellën e kampionëve të Gjermanisë. Megjithatë bavarezët reaguan fuqishëm duke barazuar shifrat brenda 25 minutave të para me Lewandowskin dhe Jerome Boateng. Për të vulosur fitoren e 7-të radhazi të Bayernit në kampionat sukses që e ngjiti skuadrën e Heynckes në kuotën e 50 pikëve menduan Coman, Vidal dhe ish sulmuesi i Hoffenheim Sandro Wagner i cili realizoi golin e tij të parë me bavarezët duke vulosur rezultatin në 5-2.