12:42 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Bebe Rexha dhe Dua Lipa për herë të parë pozojnë bashkë (Foto)

Bebe Rexha dhe Dua Lipa mbrëmë kanë qenë pjesë e eventit ‘Billboard Music Awards’ që u mbajt në Las Vegas.

Të dy shqiptaret morën vëmendje teksa parakaluan në tapetin e kuq, cila më e bukur e më stil se tjetra. Madje ato si kurrë më parë pozuan së bashku.

Ani pse këtë fotografi nuk e ka postuar asnjëra nga to në rrjetet e tyre sociale, të paktën jo deri më tani, është një llogari e fansave të Bebes, që ka publikuar këtë imazh.

Ndryshe Dua mbrëmë dhuroi një perfomancë fantastike me hitin e saj ‘New Rules’, ku të pranishëm në mesin e audiencës ishin edhe dy prindërit e saj./Indeksonline/