Belgjikë- Brazil, ky është futbollisti i ndeshjes [Foto]
Belgjika ka mposhtur Brazilin në çerekfinale me rezultat prej 2-1. Me këtë rast, belgët arriten që të kualifikohet për në gjysmëfinale të Botërorit ‘Rusia 2018’.
Pas ndeshjes, FIFA ka zgjedhur lojtarin kryesorë të lojës.
Ai është belgu, Kevin De Bruyne.
Belgët e nisën mirë ndeshjen, duke shënuar dy fola gjatë pjesës së parë.
Golin në minutën e 13’të e shënoi Fernandinho (autogol) dhe De Bruyne në minutën e 31’të.
Në pjesën e dytë Brazili u rikthye në lojë, me golin e Renato Augusto, por nuk arriti ta barazonte rezultatin në fund.
Me këtë fitore Belgjika siguron gjysmëfinalen, ku e pret kundërshtari, Franca, e cila e eliminoi Uruguain./IndeksOnline/