14:51 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Beqaj: Do përkushtohemi për ngritjen e aftësive inovative te të rinjtë

Në hapje të Konferencës së parë Ndërkombëtare “Shoqëria e mbështetur në dije si strategji për zhvillim më të shpejtë ekonomik”, të organizuar nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Hasan Prishtina”, Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka folur për rëndësinë e komunikimit në mes të akademisë, komunitetit të biznesit dhe institucioneve kompetente, për rishikim të kurrikulave në harmoni me nevojat e ekonomisë.

Para të pranishmëve, ministri Beqaj ka thënë se ministria që ai drejton do të përkushtohet për ngritjen e aftësive inovative te të rinjtë, me qëllim të krijimit të vendeve të punës.
Po ashtu, ministri Beqaj ka theksuar edhe rëndësinë që ka investimi në hulumtim dhe zhvillim, për rritje të produktivitetit, si dhe nxitja e përdorimit të teknologjive të reja tek bizneset ekzistuese, për t’u bërë konkurrente, për të rritur produktivitetin dhe për të plotësuar standardet.

Konferenca e parë Ndërkombëtare “Shoqëria e mbështetur në dije si strategji për zhvillim më të shpejtë ekonomik” po organizohet nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Hasan Prishtina” dhe do të zgjasë dy ditë. Në të po marrin pjesë profesorë eminentë të fushës së ekonomisë nga disa universitete të Evropës.

Temat: