19:44 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Beqiri përkujton Aganin: Po i mungon Kosovës, LDK-së e jetës politike

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka përkujtuar nënkryetarin e LDK-së, profesorin Fehmi Agani.

Beqiri ka thënë se vrasja e tij ishte vrasje nga shteti serb, vrasje e planifikuar nga forcat paramilitare serbe, transmeton Indeksonline.

Ndër të tjerash Beqiri ka përkujtuar se Agani ishte njeri i mençur, i urtë, me vizion dhe dorë e djathtë e presidentit Ibrahim Rugova.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,
Sot 19 vite më parë Kosova,qytetarët e saj mbeten pa Intelektualin,politikanin,Nenkryetarin e LDK-së,profesorin,Akademik Fehmi Agani.
Vrasja e tij,ishte vrasje nga Shteti Serb, vrasje e planikuar mirë dhe e ekzekutuar nga forcat policore,ushtarake,paramilitare serbe.
Ishte njeri i menqur,i urtë,me vizion dhe dora e djathtë e Presidentit Ibrahim Rugova.
Po i mungon Kosovës,LDK-së,jetes politike,institucionale dhe akademike të Republikës sonë.
Isha i privilegjuar të punoj me të,ndëgjoj idetë,mendimet,mësimet e tij.
I përjetshëm kujtimi për profesor Fehmi Agani.
I.Beqiri