13:08 / E Mërkurë, 18 Tetor 2017 / indeksADMonline

Berisha flet nga Rusia: Do doja të isha në fushë kundër Partizanit të Beogradit

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha ka folur për “newsport.al”, për ndeshjen Skënderbeu – Partizani i Berogradit.

Kosovari u largua në merkaton e janarit nga klubi i Skënderbeut për në kampionatin rus, te Anzhi. Ndërsa, sot ai kthehet edhe njëherë në futbollin shqiptar duke folur për takimin e ish-klubit kundër ekipit nga Serbia.

“Po është një ndeshje që realisht ngjall emocione, por nuk duhet ekzagjeruar. Duhet ta shohim vetëm si ndeshje futbolli. Sigurisht dëshira ime dhe e gjithë popullit shqiptar është këtë ndeshje ta fitoj Skënderbeu. Çdo futbollist shqiptar dëshiron që atë ditë të luaj dhe për mua do të ishte një ndjenjë e veçantë. Fiton Skënderbeu në fund me rezultat minimal 1 me 0”, ka thënë Berisha.

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit, e vlefshme për xhiron e tretë të Europa Ligës, luhet nesër (e enjte) nga ora 21 e 05