01:46 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Berlini dënon testet me majmunët dhe qeniet njerëzore

Qeveria gjermane dënoi testet e kryera në emër të prodhuesve gjermanë të makinave mbi qeniet njerëzore dhe majmunët, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Bujqësisë.

“Pas skandalit të motorëve diesel të trukuar, këto dy çështje të reja tregojnë se besimi në industrinë e automjeteve është dëmtuar sërish”, shtoi para shtypit ministri, Christian Schmidt, i cili i ka kërkuar komisionit të hetimit të ngarkuar me “dieselgate” që të shqyrtojë gjithashtu këto akuza.

“Nuk kam asnjë mendim për gjithë këtë, këto teste duhet të shërbenin vetëm për promovimin e prodhuesve të automjeteve, ne nuk mund dhe nuk do ta pranojmë këtë”, theksoi ministri.

Ai kërkoi shpjegime për grupet e përfshira, mes të cilëve gjigantët gjermanë Volkswagen, BMW, Daimler dhe prodhuesi Bosch, që kanë financuar së bashku organizmin EUGT për dy programe të kundërshtuara kërkimi.

Programi i parë, zbuluar nga “New York Times”, përqendrohet në testet e kryera në SHBA tek majmunët në vitin 2014, vendosur përballë filmave të animuar gjatë kohës kur thithnin tym të emetuar nga një Beetle, pasardhës i Coccinelles, model i Volkswagen.

Qëllimi ishte të provohej se automjetet diesel të teknologjisë së fundit janë më të pastra se modelet e vjetra, argument kyç i prodhuesve për të hyrë në tregun amerikan.

Shumë i dallueshëm, programi i dytë përqendrohet tek testet e realizuara në Gjermani tek qeniet njerëzore, zbuluar sot nga të përditshmet “Stuttgarter Zeitung” dhe “Süddeutsche Zeitung”.

“Një institut spitalor i “Aix-la-Chapelle”, mandatuar nga EUGT, në vitin 2013 dhe 2014 kishte bërë që 25 persona të shëndetshëm të thithnin dioksid azoti, me përqendrime të ndryshme”, theksojnë dy gazetat.

“Ky studim nuk ka lidhje me skandalin e makinave diesel, që ka goditur prej dy vitesh shumë prodhues, përfshirë dhe Volkswagen”, theksoi sot instituti.

“Objektivi ka qenë matja e efektit të ekspozimit me NO2 në vendin e punës, për drejtuesit e kamionëve, mekanikëve apo saldatorëve, për të rekomanduar një ulje të mundshme të rregullave”, theksoi instituti amerikan.