23:28 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Beyonce shfaq foto të reja të binjakëve të saj (Foto)

Beyonce sapo i dha botës një foto të re të binjakëve të saj gjatë hapjes së turit të tyre.

Beyonce dhe Jay Z sapo hapën turin e tyre të dytë në Cardiff të Britanisë së Madhe dhe në prapavijë u shfaqen edhe pamje të familjes së tyre, ku ndër këto pamje ishin edhe binjakët e tyre.

Në këto pamje shihet Jay Z duke mbajtur fëmijët e tij binjak, e që është foto e parë e tij me ta që u bë publike, transmeton Indeksonline.

Nuk dihet se kur janë bërë këto fotografi, por binjakët aty duken më të vogël, së sa duhet të jenë tani. Pasi ata në këtë muaj edhe festojnë një vjetorin e lindjes së tyre, më 18 qershor./Indksonline/