16:23 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Blero në Amsterdam ‘takohet’ me Lionel Messi

Blero shpesh ka treguar që është një adhurues i zjarrtë i futbollit.

Ai madje edhe gjatë shëtitjeve nuk harron aspak të vizitojë gjëra që kanë të bëjnë me futbollin.

Së fundmi këngëtari po qëndron në Holandë, ndërsa në Amsterdam ai ka ndaluar edhe tek muzeu i personazheve të njohura nga dylli. Në mesin e tyre edhe ajo e futbollistit Lionel Messi, ku Blero ka realizuar një fotografi me të, ndërsa ka shkruar: bir e paske pre mjekrren!

Kujtojmë që së fundmi Blero lansoi projektin muzikor ‘A e din’ në bashkëpunim me Ylber Osmanin./Indeksonline/