15:46 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Bllokohet rruga Prishtinë-Mitrovicë, kolonë e gjatë veturash

Rruga në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në afërsi të Gazimestanit tash e një kohë është bllokuar.

Lexues të portalit Indeksonline kanë dërguar pamje të rrugës, në të cilën veturat kanë mbetur në kolonë.

Sipas lexuesve, në këtë rrugë janë parë edhe shumë pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës.

Nuk dihet arsyeja e bllokimit të kësaj rruge, e cila është një ndër më të qarkulluarat. /Indeksonline/

Temat: