14:47 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

BMW i kërkon BE-së të lejoj rrjetin 5G në makina

BMW shpreson të bindë Komisionin Evropian që të lejojë përdorimin e teknologjisë 5G në makina, duke u bashkuar me kërkesat e Vodafone dhe Ericsson në deklarimin e shqetësimeve të tyre lidhur me preferencat e tyre ndaj BE-së.

Të trija kompanitë mendojnë se është e rëndësishme për industrinë që të kenë lirinë për të adoptuar teknologji të shumta për makinat me rrjet, një sektor që vlerësohet të jetë me vlerë miliarda euro në vit, raporton Automotive News Europe.

Muajin e kaluar, u raportua se BE po favorizonte përdorimin Wi-Fi në makina, duke i dhënë një avantazh VW-së dhe Renaultit ndaj BMW-së dhe prodhuesve të tjerë të automjeteve që ende mbështesin rrjetin 5G – të tilla si Daimler, Ford dhe Grupi PSA.

Mbështetësit e tjerë të 5G përfshijnë gjigantët e teknologjisë Deutsche Telekom, Intel, Qualcomm, Samsung dhe Huaëei. /IndeksOnline/

Temat: