17:26 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Botërori “Rusi 2018”: Edhe Boateng në rrezik!

Mbrojtësi i Gjermanisë, Jerome Boateng mësa duket do të mungojë në Kampionatin Botëror që zhvillohet në Rusi nga muaji qershor.

Ylli i Bayernit dëmtoi muskujt në kofshën e tij të majtë, një dëmtim që ndoshta do të ndalë mbrojtësin 29-vjeqar të paraqitet në fushë për pjesën tjetër të sezonit, transmeton IndeksOnline.

Boateng ka bërë një status në rrjetet sociale, që lë të kuptohet se e vetmja luftë është që ai të rikthehet dhe të luaj në Botëror.

“Jeta është plot pengesa: Jetoni, ndjeni, doni, qeshni, qani, luani, fitoni, humbisni, pengoheni, bien, por gjithmonë ngrihuni përsëri. Tani është një luftë për të qenë atje në Rusi, do të bëj gjithçka për të”, ka shkruar mbrojtësi./IndeksOnline/