20:23 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Bravo Valon! Ylli kosovar më i miri te Lazio

Valon Berisha është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit te Lazio.

Mesfushori i Kosovës ka marrë më së shumti vota, gjithsejtë 12 mijë në garën me Immobilen e Parolon.

Ky ishte muaji i debutimit për Valonin te Lazio duke dëshmuar që në start se është i rëndësishëm për këtë skuadër.

Inzaghi ka thënë se nëse Berisha vazhdon me këtë formë, ai do të ketë vend të sigurtë në formacionin bazë të skuadrës./Indeksonline/