Brazili dhe Zvicra kalojnë te t’fortit, Serbia “vija ka shpija” (Video)
Brazili dhe Zvicra janë kualifikuar në rundin tjetër të Kupës së Botës nga grupi E.
Zvicra barazoi kundër Kosta Rikës me rezultat 2-2 në ndeshjen e xhiros së fundit të grupit.
Helvetikët kaluan të parët në epërsi me golin e shqiptarit, Blerim Xhemaili në minutën e 31-të të ndeshjes.
Waston barazoi rezultatin në minutën e 56-të të takimit me një gol me kokë.
Drmic riktheu rezultatin në minutën e 88-të ndërsa për herë të dytë barazoi Ruiz nga penalltia në minutat shtesë.
Në ndeshjen tjetër, Brazili ka mposhtur me lehtësi Serbinë me rezultat 2-0.
Paulinho kaloi pesë herë kampionët e botës në epërsi në minutën e 36-të pas një super asisti nga Coutinho.
Rezultatin e dyfishoi Thiago Silva pas një krosimi të Neymar në minutën e 68-të.
Pas këtyre ndeshjeve, Brazili është e para me shtatë pikë, dy më shumë se Zvicra që renditet e treta.
Serbia mbetet me vetëm tri pikë në vendin e tretë, ndërsa Kosta Rika më një pikë në vendin e fundit.
Brazili në rundin tjetër do të takohet me Meksikën ndërsa Zvicra me Suedinë. /IndeksOnline/