15:55 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

Brazili shpëton në minutat shtesë (Video)

Brazili ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në ndeshjen kundër Costa Rikës në kuadër të Kupës së Botës.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Philippe Coutinho në minutën e dytë shtesë.

Në minutën e 97-të, Neymar shënoi golin e parë në këtë kompeticion dhe të dytin për Brazilin.

Me këtë fitore, Brazili arkëton katër pikë dhe të paktën deri në mbrëmje mbanë kreun në grupin E.

Ndeshjen e fundit pesë herë kampionët e Botës do ta zhvillojnë kundër Serbisë. /IndeksOnline/