09:23 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Buffon vendos për të ardhmen gjatë kësaj jave

Portieri legjendar, Gianluigi Buffon së shpejti pritet të vendos për të ardhmen.

Buffon i dha fund aventurës në skuadrën e Juventusit. Italiani pritet që së shpejti të vendos të ardhmen, transmeton IndeksOnline.

Opsione ka shumë, por një prej tyre është edhe pensionimi.

“Kam nevojë të pushoj dhe të analizoj gjithçka. Jam në një moshë që duhet të marr vendim me qetësi”, ka thënë Buffon për Sky Sport Italia.

40-vjeçari është duke u kërkuar me ngulmë nga disa klube europiane, ndërsa së fundmi ai u lidh ngushtë me një transferim te gjiganti francez, Paris Saint Germain./IndeksOnline/