13:53 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Buffoni në miqësore, pranon katër gola nga një skuadër amatore!

Gianluigi Buffon ka bërë debutimin e tij me fanellën e Paris Saint Germain.

Portieri italian ishte startues në sfidën, PSG – Chambly, e cila përfundoi me rezultat 2-4, shkruan IndeksOnline.

Dy golat e vetëm për ekipin e PSG-së i shënuan; Colin Dagba dhe Virgiliu Postolachi.

Në anën tjetër, katër golat për Chamblyn i shënuan; Soubervie, Doucoure, Etshimi dhe Dadoune.

Kujtojmë që ekipi i PSG-së, startoi me këtë formacion:

Buffon – Mbe Soh, Rimane, Nsoki – Weah Rabiot ©, Toufiqui, Bernède, Georgen – POSTOLACHI, Jese