17:38 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Bullgaria vendos t’i hetoj të gjithë pronarët e makinave luksoze

Bullgaria, një nga vendet më të varfëra të Bashkimit Evropian, ka vendosur që të bëj një lloj patrullimi dhe kontrollimi të makinave të shtrenjta, duke hetuar pronarët e tyre për mashtrim të taksave apo pastrim parash.

Kryeprokurorja e vendit ka urdhëruar që 435 automjete të regjistruara Lamborghini, Ferrari, Maybach, Rolls-Royce dhe Bentley të ndalen në rrugë dhe pronarëve të tyre t’u kontrollohen makinat gjatë tre muajave të ardhshëm, transmeton IndeksOnline.

Raporti thotë kështu:

Kryeprokurorja e Bullgarisë, të hënën urdhëroi kontrollimin e të gjitha 435 automjeteve luksoze Maybach, Bentley, Lamborghini, Rolls-Royce dhe Ferrari, të cilat kalojnë në rrugët e vendit më të varfër të Bashkimit Evropian vitet e fundit, në kontrast të dukshëm me shumicën e banorëve shumë më modest.

“Qëllimi i kontrolleve ëshë përcaktimi i origjinës së parave për blerjen e këtyre automjeteve dhe nëse ajo ka ardhur si pasojë e mashtrimit të taksave apo pastrimit të parave” , u tha gazetarëve zëdhënësja e kryprokurores Rumayana Arnaudova.

Arnaudova nuk tha pse prokuroria u përqendrua në mënyrë specifike në pesë marka, duke përmendur vetëm se “çmimi i tyre është jashtëzakonisht i lartë”.

Qeveria po godet edhe shpenzimet e mëdha në pasuri të paluajtshme, duke kontrolluar disa qindra njerëz që kanë shpenzuar mbi 300,000 dollarë në një apartament apo shtëpi në vitin 2015 dhe 2016.

Sipas raportit, Bullgaria është nën presionin e Komisionit Europian, një institucion që “menaxhon çdo ditë të Bashkimit Evropian”, për të kthyer dështimin e saj të qëndrueshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe duke i dhënë fund korrupsionit. Policia po fillon duke shkuar ku paratë janë ndoshta më të dukshmet. /IndeksOnline/