19:49 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Butrint Imeri shënon një tjetër sukses

Butrint Imeri është në kulmin e karrierës, ai është mjaft aktiv me lansimin e projekteve muzikore.

Këngëtari, dje ka lansuar këngën ‘Kush?’ e cila brenda 24 orëve ka arritur të mbledh një milion klikime, shkruan indeksonline.

Ai padyshim i është gëzuar këtij suksesi ku ka reaguar përmes një statusi, ‘ Kënga ‘Kush?’ veç i arriti 1 milion në YouTube për vetëm një ditë nga publikimi, ky është një super lajm per mu edhe juve qe me përkrahni. Krejt senet e mira po u bojshin veç me pune, pune edhe pune. Faleminderit shume’ ka shkruar Imeri.

Edhe projektet e kaluara të këngëtarit kanë pasur suksese të jashtëzakonshme, duke mbledhur miliona klikime në kanalin zyrtar të YouTubes./Indeksonline/