13:32 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Cardi B sulmon Nicki Minaj

Dy hip-hop artistet e njohura, Cardi B dhe Nicki Minaj janë paraqitur në javën e modës në New York. Por takimi i tyre nuk shkojë mirë pasi që Cardi B e sulmoj Nicki Minaj, transmeton Indeksonline.

Cardi kishte filluar të ofendojë me fjalë Nickin dhe pastaj e kishte gjuajtur me këpucë. Nga ajo që TMZ ka raportuar thuhet se Cardi i ishte afruar Nickit dhe i kishte thënë “Më lerë të të them di­çka” dhe në ato momente kishte reaguar sigurimi duke evituar ndonjë kontakt fizik mes dy artisteve.

Nicki nuk është lënduar, kurse sigurimi kishte larguar Cardi B nga ndërtesa. Pas kësaj Cardi kishte reaguar në Instagram duke e fyer e sharë Nickin. /Indeksonline/