16:28 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

“Çënari” uron Kurban Bajramin në gjuhën shqipe

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman është një artistët më të dashur te publiku shqiptar.

Tolga sic e quajnë shkurt, njihet më mirë si “Çënari” në saje të rolit në serialit “Lale Devri”, është edhe dhëndër shqiptar, pasi ai është i martuar me bukuroshen, Almeda Abazi, shkruan Indeksonline.

Si duket Almeda po ia mëson mirë bashkëshortit gjuhën shqipe, të cilën Tolga shpesh e përdor në rrjete sociale.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe sot kur ka uruar festën e Kurban Bajramit.

Në një postim në Instastory, Tolga ka uruar festën në gjuhën turke dhe shqipe.  “Gëzuar Bajramin”, ka shkruar Tolga në Instagram. /Indeksonline/