17:09 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Çfarë ndodhë në rast të fitores, barazimit apo humbjes eventuale të Kosovës sonte?

Reprezentacioni i Kosovës sonte do të zhvillojë ndeshje historike përballë Ishujve Faroe në stadiumin, ”Fadil Vokrri”.

Do të jetë hera e parë që një ndeshje ndërkombëtare do të zhvillohet në stadiumin që mbanë emrin e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Muajin e kaluar morëm lajmin e pritur nga UEFA për licensimin e stadiumit, ani pse në fillim kishte disa dyshime të vogla.

Dhe sonte, tifozët e Kosovës në krye me ”Dardanët” priten të krijojnë atmosferë të zjarrtë, për t’u shëndërruar në ”lojtarin e 12-të” në fushën e lojës, shkruan IndeksOnline.

Por, çfarë nëse sonte arrijmë rezultat pozitiv përballë Ishujve Faroe?

Pavarsisht fitores, barazimit apo edhe humbjes eventuale sonte, djelmoshat e Kosovës duhet të vazhdojnë të punojnë edhe më shumë sepse kanë një të ardhme të ndritur para vetes.

Pothuajse të gjithë anëtarët e Kombëtares sonë janë duke shkëlqyer në futbollin evropian dhe atë ndërkombëtar, andaj ata vetëm se duhet të komponohen mes vete.

Kosova e ka zhvilluar edhe një ndeshje më herët me Ishujt Faroe – kundërshtarin e sotëm, duke e mposhtur me rezultat, 2-0 në kuadër të një miqësore luksi.

Por, ndeshja e sontme është diçka tjetër. Kjo pasi që do të zhvillohet në kuadër të një kompeticioni të ri nga UEFA – Liga e Kombeve.

Ne besojmë te këta lojtarë sot, nesër e pasnesër. Forca Kosovë./IndeksOnline/